Thirret mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar dhe njoftuar për gjendjen epidemiologjike dhe masat e ndërmarra në Komunën e Drenasit.

Mbledhja e jashtëzakonshme mbahet më datë 11.11.2020, e mërkurë, me fillim në orën 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal.

Ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë