Mbahet edicioni i dytë i festivalit të këngës për fëmijë “Doku Drenas 2020”

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur edicionin e dytë të festivalit të këngës “Doku Drenas 2020”.

Festivali është mbajtur në sallën e kulturës, duke respektuar masat për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Fëmijët nga disa komuna të Kosovës dhe nga Elbasani i Shqipërisë me performancat e tyre madhështuan festivalin, ku juria profesionale e përbërë nga Dilaver Kryeziu, Sami Pirra dhe Anduena Tahiri zgjodhën më të mirët e garës.

Vendin e parë të këtij festivali e ka fituar Hyrije Behaj, të dytin Elison Syla dhe vendin e tretë Anisa Shala. Po ashtu, janë ndarë mirënjohje për HENDIKOS dhe disa Shkolla të Mesme të Ulëta të Drenasit.

Përveç garës, në këtë edicion pati edhe performanca të tjera artistike të realizuara nga nxënësit e disa prej shkollave të Komunës së Drenasit.

Edicioni i dytë i këtij festivali u realizua nga Ansambli “Shqipet e Drenicës” dhe DKRS mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë