Gashtë e Llapushnikut i dërgojnë mesazh falendërimi Ramiz Lladrovcit dhe Endrit Gllarevës

Banorët e lagjës Gashi, respektivisht ata të rrugës “Foleja e UÇK-së” në Llapushnik, kanë falenderuar kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe drejtorin e infrastruktures Endrit Gllareva për asfaltimin e rrugës së tyre.

Ata i kanë bërë një falenderim publik Lladrovcit dhe Gllareves dhe kanë duartrokitur punet që po bëhen.

Mesazhi i postuar në Facebook:

Mesazh falënderimi për Drejtorin Endrit Gllareva dhe Kryetarin Ramiz Lladrovci

Sot, filloj asfaltimi në rrugën Foleja e UÇK-së, rruge e cila në kohët me të vështira për vendin shërbeu për çlirimtarët por që edhe atëherë edhe sot kishte dhe ka një rendësi të veçantë.

Gjatë inspektimeve të punimeve nga Drejtori Endrit Gllareva dhe asamblisti Petrit Gashi shfrytëzova rastin që ti falënderoj për punën e tyre që të bashkuar dhe me vullnet të plotë janë venë në shërbim të realizimit të projekteve për qytetaret.

Një falënderim edhe Kryetarit të Komunës së Drenasit z.Ramiz Lladrovci që çdo ditë e më shumë po plotëson kërkesat e qytetareve në realizimin e projekteve.

z. Gllareva me punën dhe përkushtimin e tij ka treguar së vetëm përmes vullnetit për punë dhe përkushtimit që ka mund të arrije që të duket Drenasi me ndryshe. Foleja e UÇK-së është fole e të gjithë qytetareve dhe nuk do ti harroj asnjëherë ata që kontribuuan në shërbimin e tyre.

Falënderim dhe Respekt!
Ramiz Lladrovcit
Endrit Gllareves
Petrit Gashit

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë