Shkollat në Drenas furnizohen me pajisje laboratorike

Komuna e Drenasit ka furnizuar Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta me pajisje laboratorike të shkencave të natyrës në kuadër të projektit “Furnizimi i shkollave me pajisje laboratorike’.

Këto pajisje laboratorike tashmë janë në funksion dhe përmes tyre nxënësve do të ju mundësohet pragmatizmi i pjesës teorike në shkencat e natyrës.

Ky investim është në vazhdën e realizmit të premtimeve të Kryetar për furnizimin e shkollave me pajisje laboratorike sepse do të ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe ngritjes profesionale në karrierë.

Drejtoria Komunale e Arsimit do të vazhdoj me projekte të natyrës së njëjtë në të gjitha shkollat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë