Publikohet lista e përfituesve të bursës komunale për studentët e vitit akademik 2020/2021

Komuna e Drenasit ka publikuar listën e përfituesve të bursës komunale për studentët e vitit akademik 2020/2021.

Përfitues të bursës komunale janë 160 studentë të Komunës së Drenasit të cilët i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara sipas konkursit.

Këto bursa që kanë për synim ngritjen e cilësisë së arsimit, janë ndarë për studentët që studiojnë në universitetet publike për vitin akademik 2020-2021.

Kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar përzgjedhjen e bursistëve, duke i uruar suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa më të mira.

Më poshtë gjeni linkun e rezultateve për studentët të cilët kanë aplikuar për bursë komunale.

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2020/11/rezultatet.pdf

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë