Lushtaku flet për Thaçin e Veselin: Do dalin fitimtarë përballë Speciales

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se konfirmimi i aktakuzave për bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, është një sfidë e radhës për UÇK-në.

Në një reagim të tij në facebook, Lushtaku shprehet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër, ndaj dhe Thaçi e Veseli do dalin fitimtarë nga ky proces.

”Konfirmimi i aktakuzave për bashkëluftëtarët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, është një sfidë e radhës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër.

Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ata do të dalin fitimtarë nga ky proces”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë