Aksident mes dy veturave në Komoran, dy persona të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në mbrëmje, në magjistralen Pishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Kamoran, ku dy persona janë lënduar si pasojë e përplasjes së dy veturave.

“Në ora 18:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën regjionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Komoran). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë për Indeksonile, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se njësia e trafikut e Policisë së Kosovës është marrë me aksidentin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë