Takohen Lladrovci e Haradinaj: Të bashkuar për idealin e heronjve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar me ish Kryeministrin, liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Lladrovci dhe Haradinaj kanë e evokuar kujtime për heronjtë Luanjn e Shkëlzenin, për Fehmi e Xhevë Lladrovci, duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të çojnë përpara idealin e tyre.

Lexoni postimin e plotë të kryetarit Lladrovci:

Me ish Kryeministrin, Ramush Haradinaj, evokuam kujtimet më të çmuara por edhe më të mirat, për të pavdekshmit tanë, për Luanin e Shkëlzenin, për Fehën dhe Xhevën, por edhe për shokët tanë që sot janë gjallë, për shtetin dhe integrimin në NATO.

Po ashtu, theksuam se vetëm të bashkuar mund ta çojmë përpara idealin e më të dashurve tanë dhe idealin tonë të çdo ditshëm, në shërbim të qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë