Asfaltohen rrugicat në Poklek të Ri dhe të Vjetër

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Infrastrukturës Lokale është duke vazhduar me intensitet të shtuar në realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit.

Në kuadër të projekteve infrastrukturore, kanë përfunduar punimet për asfaltimin e rrugicave në Poklek të Ri dhe të Vjetër.

Në vend të ngjarjes, për të parë punimet e asfaltimit të rrugicave, ka dalë, Drejtori i Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva së bashku me organin mbikëqyrës. Drejtori Gllareva, gjatë vizitave që u ka bërë vendpunishteve, ka thënë se përkundër vonesave të shkaktuara nga gjendja e pandemisë globale, punimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar në mënyrë që të kryhen të gjitha projektet e planifikuara sipas parallogarisë e paramasës.

Projektet të cilat janë duke u realizuar në vendbanime, janë në kuadër të projekteve të planifikuara për t’u realizuar gjatë këtij viti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë