Nisma në Drenas shpallë zgjedhjet, kryetari Shumzim Bujupi jep një njoftim

Nisma socialdemokrate dega Drenas, ka filluar procesin e mbrendshëm zgjedhor të strukturave të partisë. Kryetari i Deges, Shumzim Bujupi ka deklaruar se Nisma Socialdemokrate është parti politike dhe filozofia promovuese e saj është se i artikulon qartë të gjitha shqetësimet e shoqërisë sonë, jo thjeshtë duke i evidentuar ato, por duke dhënë zgjidhje konkrete dhe të realizueshme.

Njoftimi i plotë i Bujupit:

Të dashur qytetar të Komunës së Drenas,
Të dashur bashkvendas,

Ju njoftoj se Nisma socialdemokrate dega Drenas, ka filluar procesin e mbrendshëm zgjedhor të strukturave të partisë.

Dëshiroj që në këtë proces zgjedheje të mbrendshëm të Nisma-s të shoh njerëz me vyrtyte të larta njerzore, me profile të ndryshme të të gjitha fushave, përmes të cilëve do të qaseshim më leht problematikave të komunitetit ku ne jetojmë.

Andaj, në pozitën e kryetarit të degës së Nismës Socialdemokrate deri në zgjedhje të reja, bëjë thirrje për bashkim idesh dhe forcash, të gjithë atyre qytetarëve që duan ndryshim, të gjithë atyre intelektualëve të cilët ua kanë pamundësu hapsirën për kontribut, i ftoj dhe i pres krah hapur të gjithë të rinjët dhe rejat e Komunës së Drenasit, të cilëve qeverisja aktuale dhe ato të kaluarat ua kanë vjedh edhe shpresën për të nesërmen, i ftoj dhe i pres për bashkim të gjithë ata prindër që punojnë pa rreshtur të siguruar hic më shumë se një mujore për femijun student, sepse komunarët tanë nuk duan të shohin përtej vetes, familjes dhe zyrës së tyre.

Sot, alarmi për një politikan të ndërgjegjshëm do të ishte:
Si ta mundim varfërinë?
Si ta ndalojmë emigrimin e rinisë?
Si të investojmë më shumë ne arsim, në mënyrë që shkollat tona të kthehen në burim dijesh dhe profesionistësh?
Si t’i rrisim prodhimet tona duke investuar në bujqësi? Etj, etj, ka fatkqësisht shum e shumë për tu bërë akoma në vendin tonë dhe vetëm të bashkuar me një gjuhë unifikuese mund t’ia dalim.
Duhet të bëhemi bashkë me një lidership unifikues dhe përbashkues që shteti i Kosovës të jetë një vend i nderuar në mesin e shteteve të tjera në botë.

Të nderuar qytetar të Komunës së Drenasit,

Nisma Socialdemokrate është parti politike dhe filozofia promovuese e saj është se i artikulon qartë të gjitha shqetësimet e shoqërisë sonë, jo thjeshtë duke i evidentuar ato, por duke dhënë zgjidhje konkrete dhe të realizueshme.

NISMA SOCIALDEMOKRATE dhe filozofia përbashkuese që ky subjekt politik promovon bashkë me liderin e saj, Fatmir Limaj në dobi të interesit madhor të Kosovës, ka qenë vendimtar për shumë të rinjë dhe të reja të vendit tonë të aderojnë në parti, sepse lidershipi i kryetarit z. Fatmir Limaj sot po përqafohet në secilën shtëpi, nga secili qytetar.

Andaj, për ta bërë Drenasin më të mirë për fëmijët tanë, ju ftoj për bashkim forcash!!

Me respekt,

Shumzim Bujupi
Nisma Socialdemokrate- Kryetar i Degës në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë