Lladrovci: Me Sylejman Selimin dhe Bekim Jasharin na lidh pashkëputshëm historia

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë një mesazh të fortë për miqësinë që ka me Gjeneralin Sylejman Selimin dhe Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, për të cilët thotë se “na lidhi pashkëputshëm historia”.

“Morali ynë i punës dhe detyrimet tona janë më të mëdha se të tjerëve për shkak të atyre që fizikisht nuk janë me neve, por na përcjellin çdo minutë e sekondë, e ne qëndrojmë nën madhështinë e tyre”, ka shkruar në fb z. Lladrovci.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Me dy miqtë e mi, me të cilët na lidhi pashkëputshëm historia, me Gjeneral Sylejman Selimin dhe homologun tim, Bekim Jasharin.

E kaluara jonë e përbashkët, na lidhë fort, sepse ishim dhe jemi bashkë në rrugën e vështirë por të drejtë të përkushtimit dhe sakrificës, për të qenë në shërbim të qytetarëve, interesave të vendit dhe kombit.

Morali ynë i punës dhe detyrimet tona janë më të mëdha se të tjerëve për shkak të atyre që fizikisht nuk janë me neve, por na përcjellin çdo minutë e sekondë, e ne qëndrojmë nën madhështinë e tyre.

Prandaj, jemi bashkë, sikur që janë bashkë të pavdekshmit tanë, në rrugën e nderit, besës e atdhedashurisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë