Tre të arrestuar në Skenderaj, sulmuan policinë në detyrë

Janë arrestuar tre të dyshuar në Skenderaj pasi që një patrullë e policisë ka vërejtur disa persona pa maska anti Covid19, të cilët kanë tentuar ti legjitimojnë mirëpo njëri nga ta ka refuzuar dhe nuk i ka respektuar urdhërat e policisë.

Gjatë arrestimit tre të dyshuarit i kanë sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policor.

Tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që dy nga të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë