Tre femijë të vegjël nga Drenica, gjëjnë vdekjen nga vozitja e pakujdesshme, ky lajm duhet të godas ndërgjen vozitësve

Jona, Sela dhe së fundi Loriku, janë emrat e fëmijëve që humbën jetën brenda pak javësh  në bashkësinë lokale të Runikut të Skenderajt si shkak i vozitjes së pakontrolluar.

Këta fëmijë humbën jetën të gjithë nga aksidentet e trafikut si shkak i vozitjes së pakujdesshme, shkruan Drenica Press.

Lidhur më këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe ish komandanti i UÇK-së, Musa Dervishaj, i cili bëri thirrje që gjithë ngasësve të kenë kujdes në vozitje, sepse humbja e jetëve të tre fëmijëve është tronditëse.

Më poshtë reagimi i plotë i Dervishajt:

Janë tre fëmijë, tre engjuj, tre shpirta të cilët tashmë kanë gjetur paqen në qiellin e të gjithëve, në përjetësi!

Kjo fotografi duhet fuqishem të trokas në ndërgjegjjen e qdo drejtuesi të çdo llojë automjeti, të qdo prind të qdo i rritur!

Në Gusht përcollem në amshim Selen para dy jave Jonen e sot me dhimbje të madhe detyrohemi me i dhënë lamtumiren e fundit edhe Lorikut!

Lorik i dashur, shpresuam shumë që sërish tu bashkohësh me të dashurëve tu, nënës, babait, Nimanit, dajve, tezeve, hallave, kusherinjëve, shokëve e shoqeve tua por jo, për kundër dëshirës së madhe që kishim fuqia jonē nuk ishte e mjaftueshme për të të mbajtur pranë nesh!

Lorik i dashur prehu në paqe!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë