Ky është i riu që humbi jetën si pasojë e një aksidenti me motor

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ rreth orës 13:15.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një i ri, drejtuesi i motoçikletës.

Lajmi. net mëson se viktima në këtë rast është Emir Hasanaj nga komuna e Prishtinës.

Varrim i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

“Autostrada Arbën Xhaferi km-38 (NN) 31.10.2020 – 13:15. Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një motoçiklist. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull Kos. ka ndërruar jetë”, thuhej në raportin e policisë.

Duhet përkujtuar që gjatë 24 orëve të fundit u shënuan dy aksidente me fatalitet, e që numri i përgjithshëm i aksidenteve ishte mjaftë i madh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë