Aksident i rëndë në Çikatovë të Re, viktima dërgohet në QKUK

Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me targa vendore dhe një biçiklisti, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rë shtunën rreth orës 20:00, në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në Çikatovë e Re.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku dhe mbetet për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia e trafikut është duke u marrë me aksidentin./DrenicaOnline/

Foto: Arkiv

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë