Policia arreston babë e bir në Skënderaj, shikojeni videon si përdoret dhuna

Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë për mosmbajtje të maskave në sheshin e Skënderajt.

Të paktën kështu kanë deklaruar për klankosova.tv dëshmitarët e kësaj ngjarje që kanë dërguar edhe videot.

Sipas këtyre dëshmitarëve, personat e arrestuar janë babë e bir.

Në video shihet duke u përdorë dhuna.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por ata kanë thënë se deri tash ende një informacion zyrtar për këtë ngjarje që sapo ka ndodhur.

Në videon e mëposhtme dëgjohen edhe fjalë ofenduese sikurse “ngjitja qenit”, por gjithashtu nuk dihet se a e thanë zyrtarët policorë apo qytetarët që ishin të pranishëm.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë