Dy të rinj humbin jetën në aksident trafiku

Dy të rinj nga fshati Smirë e Komunës së Vitisë, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Kllokot, gjatë mesnatës.

Policia e Kosovës në Viti vetëm kanë konfirmuar rastin për Plus TV, po nuk kanë dhënë më shumë detaje pasi me këtë aksident me fatalitet janë marrë njësia e trafikut rajonal në Gjilan.

Lajmi për vdekjen e dy të rinjve është bërë i ditur edhe nga familjarët në rrjetet sociale qysh në mëngjes.

Mosha e viktimave është mbi 30 vjet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë