Diplomojnë djemtë e heroit Beqir Rexhepi, njëri në polici e tjetri në ushtri

Dje ka diplomuar gjenerata e re e kadetëve policorë. Në mesin e të rinjve qe do ta bartë me krenari uniformen blu, është edhe i biri i hetoit të Kosovës nga Qirezi, Beqir Rexhepit, Beqiri, transmeton DrenicaOnline.

Po dje kjo familje pati edhe një festë tjetët, djali tjetët i heroit, Ridvani është bërë polic ushtarak i Ushtrisë së Kosovës.

Këta i ka uruar vëllai i tyre Fikreti:

TRADITA NË SHËRBIM TË ATËDHEUT VAZHDON…

Urime Diplomimi vëlla Ridvan Rexhepi nga sot polic ushtarak i Ushtrisë së Kosovës, InshaAllah ke shendet fat e punë të mbarë në rrugetimin tend të ri.

Po ashtu vëlla Beqir Rexhepi, Urime Diplomimi nga sot polic i Kosovës.
Të priftë e mbara vëlla me shendet e gezofsh punësimim me gjitha të mirat e jetës.

Të punoni me nder e përkushtim, me vullnet e dëvotshmëri, për SHTET e ATEDHE, Ridvan e Beqir , sepse ju jeni pasardhësit e bacës Rexhep Rexhepi dhe axhës Beqir Rexhepi, heronjët që sakrifikuan jetën, që sot Kosova të ketë ushtrinë dhe policin e Kosovës .
Ridvani është djali i Herojit Beqir Rexhepi, ndersa Beqiri mbanë emrin e Herojit Beqir REXHEPI.

#KOSOVANDERËDHEDETYRË!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë