Artisti nga Drenasi i bën dhuratë të çmuar Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim arstisin nga Nekoci i Drenasit, Besart Gashi.

Ky i fundit, me punimin e tij madhështor arriti që të futet në librin e rekordeve “Guinness”, transmeton DrenicaOnline.

Njoftimi i Veselit:

Takim jashtëzakonisht i këndshëm me Besart Gashin, artistin e ri nga Drenasi, i cili së fundmi me punimin e tij madhështor arriti që të futet në librin e rekordeve “Guinness”.

Me tre milionë kapëse të metalit gjatë 50 ditëve me radhë, Besarti realizoi, në qendër të qytetit të Gjilanit, portretin e heroit të kombit, luftëtarit të madh të lirisë, Agim Ramadani.

Duke realizuar portretin e parë të këtij lloji në botë, Besarti u konfirmua si artist i përmasave botërore dhe lartësoi emrin e Kosovës. Shteti ynë ka talente të jashtëzakonshëm, në të gjitha sferat, të cilët çdo ditë e më shumë po e bëjnë krenar një komb të tërë. Faleminderit për dhuratat e çmuara e të veçanta, një logo të UÇK-së dhe portretin tim me nofkën e luftës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë