Aksident i rëndë trafiku afër Komoranit, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 21:00, afër Komoranit, drejtimi nga Krojmiri, ka ndodhur një aksident trafiku.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veturë ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë. 

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë