Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit

Të premten është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin shtatëmbëdhjetë (17) pika për rend dite.
Në mbledhje morën pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit Komunal dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Pika e 10 respektivisht propozim-vendimi për transferim të mjeteve nga projekti “Rregullimi dhe kultivimi i sipërfaqeve të gjelbra dhe rregullimi i sheshit te qytetit” në projektin “Mirëmbajtja e kanalizimeve fekale atmosferike dhe gropave septike”, u tërhoq nga rendi i ditës për shkaqe të afateve kohore.

Më poshtë ju paraqesim pikat që janë diskutuar e aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
1. U bë betimi i asambleistes së re, Antigona Istogu, nga Partia Demokratike e Kosovës e cila zëvendëson asambleisten Arta Xhylani pas dorëheqjes.
2. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 23.09.2020 ka kaluar me shumicë votash.
3. U diskutua raporti financiar i zhvillimit të buxhetit për periudhën janar- shtator 2020.
4. Vendim për shfuqizimin e Vendimit 12-400-40369, të datës. 23.09.2020, të Kuvendit të Komunës së Drenasit.
U votua Për = 18, Kundër = 0, Abstenim= 2
5. Vendim shfuqizimin e Vendimit 12-400-40360, të dt. 23.09.2020, të Kuvendit të Komunës së Drenasit.
U votua Për = 17, Kundër = 3, Abstenim= 0
6. Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave të paluajtshme ( njësive të ndërtesave –banesave) ,në parcelën nr. 743-1, në zonën kadastrave në Drenas (Gllogoc).
U votua Për = 19, Kundër = 3, Abstenim= 0
7. Vendim për këmbimin e pronave të paluajtshme (ndjesive të ndërtesave-banesave) në parcelën nr. 743-1, në zonën kadastrave në Drenas (Gllogoc).
U votua Për = 19, Kundër = 3, Abstenim= 0
8. Vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme ( njësive të ndërtesave –banesave) ,në parcelën nr. 743-1, në zonën kadastrave në Drenas (Gllogoc).
U votua Për = 19, Kundër = 3, Abstenim= 0
9. Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave të paluajtshme të hekurudhave të Kosovës (Shoqëri Aksionare ) për parcelat nr. 953-1,961-0,956-0, të cilat ndodhen në zonën kadastrale Drenas (Gllogoc).
U votua Për =22, Kundër = 0, Abstenim= 0
11. Vendim për shpalljen e Interesit të Përgjithshëm Publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore të OP-Drenicës, të cilat janë nënë menaxhimin e AKP-së, në zonën Kadastrale Korroticë të Epërme.
U votua Për =24, Kundër = 0, Abstenim= 0
12. Vendim për dhënien afatgjatë prej nëntëdhjetenëntë (99) vite te Pronës se Paluajtshme të Komunës për Kompaninë Fer Petrol.
U votua Për =24, Kundër = 0, Abstenim= 0
13. Vendim për dhënien afatgjatë prej nëntëdhjetenëntë (99) vite te Pronës se Paluajtshme të Komunës për Kompaninë Elkos shpk.
U votua Për =21, Kundër = 0, Abstenim= 2
17. Vendim për dhënien afatgjatë prej nëntëdhjetenëntë (99) vite te Pronës se Paluajtshme të Komunës personit fizik Ragip Veseli.
U votua Për =22, Kundër = 0, Abstenim= 2
15. Vendim për dhënien afatgjatë prej nëntëdhjetenëntë (99) vite te Pronës se Paluajtshme të Komunës, zona kadasatrale Arllat për Kompaninë IP Kos shpk.
U votua Për =22, Kundër = 2, Abstenim= 0
16. Vendim për dhënien afatgjatë prej nëntëdhjetenëntë (99) vite te Pronës se Paluajtshme të Komunës zona kadastrave Gllogoc për Kompaninë IP Kos shpk.
U votua Për =23, Kundër = 1, Abstenim= 0
17. Të ndryshme

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë