Lladrovci pret në takim të rinjtë pas përfundimit të projektit “Play based learning”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim studentë të cilët kishin përfituar grante për të realizuar projekte kreative brenda ambienteve të shkollave.

Me rastin e përfundimit të projektit “Play based learning” udhëheqësi i projektit Leotrim Pajaziti dhe Dijellëza Selmani koordinatore e projektit për Komunën e Drenasit, dhe kolegët e tyre kanë falënderuar dhe kanë ndarë mirënjohje për kryetarin Lladrovci dhe nënkryetarin Hasi për përkrahje në realizimin e projektit në shkollat e Drenasit.

Me këtë rast vizitorët dhuruan një pako me mjete mbrojtëse kundër COVID-19.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar të rinjtë për realizimin e projektit duke u dëshiruar suksese në të ardhmen dhe u ka dhuruar medaljonet e punuara nga anëtarët e QPDG në Drenas.

Ju kujtojmë se “Play based learning” ishte një projekt ide që kishte zënë vendin e parë dhe ishte krijuar gjatë fazës së Up Shift, të mbajtur nga UNICEF dhe PEN. Kjo ide u krijua dhe zhvillua nga një grup të rinjsh: Leotrim Pajaziti, Dijellza Selmani, Leonita Bujupi, Djellza Krasniqi dhe Çlirim Rrustemi. Ky projekt u implementua në shkollat e Drenasit dhe kishte për qëllim krijimin e disa hapësirave kreative brenda ambienteve të shkollave me anë të së cilave do të rritej efekti i mësimnxënies.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë