Këta janë mësimdhënësit e pranuar së fundi në Komunën e Drenasit

Drejtoria për Arsim e Komunës së Drenasit ka nxjerr vendim për pranimin e disa mësimdhënësve të rinj në katër institucione arsimore.

Sipas vendimit të marrë me 28 tetor, një edukatore është pranuar në SHFMU “Abedin Bujupi” në Arllat, një në SHFMU “Rasim Kiçina” në Drenas, një në SHFMU “Mehdi e Sylejman Bytyçi” në Arllat dhe një në SHFMU “Fazi Grejqevci” në Vasilevë, transmeton DrenicaOnline.

Punëtorët e përzgjedhur me konkurs do ta fillojnë punën me 5 nëntor të këtij viti.

Afati i ankesës është tetë ditë, prej shpalljes publike të këtij vendimi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë