Arrestohet një person në Kishnarekë të Drenasit, dërgohet menjëherë në burg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Kishnarekë të Drenasit.

Në njoftimin për media të policisë, thuhet se i arrestuari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet për një vepër penale për të cilën është dënuar nga Gjykata, transmeton DrenicaOnline.

“Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Hajvalisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi është bërë të mërkurën në orën 13 e 30 minuta./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë