Mbahet diskutimi publik në Komunën e Skenderajt

Të mërkurën në Komunën e Skenderajt është mbajtur Diskutimi Publik, lidhur me dy draft rregulloret, atë për Transparencë si dhe për Organizmin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatra, Vendbanime dhe Lagjet Urbane.

Para të pranishmeve për këto dy draft rregullore raportoi, Kryetar i Komisionit për hartimin e akteve normative Ramiz Shala, i cili kërkoi nga qytetarët e Skenderajt që çdo vrejtje apo sugjerim, ta shprehin deri me datën 30 tetor, në kohën kur këto dy draft rregullore do të vendosen në Asamblenë Komunale për miratim.

Qytetarët e pranishëm gjatë këtij diskutimi kanë paraqitur kërkesat e tyre lidhur me Draft Rregulloren për Organizmin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatra, Vendbanime dhe Lagjet Urbane, si dhe kërkuan sqarime rreth mënyrës së funksionimit të tyre.

Këto dy draft dokumente të rëndësishme mund të shkarkohen përmes web faqes së Komunës së Skenderajt, po ashtu rekomandimet e sugjerimet eventuale qytetarët mund t`i paraqesin në adresën zyrtare komuna.skenderaj@rks-gov.net.

( https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2020/10/combinepdf-7-1.pdf)

(https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2020/09/Njoftim-per-Draft-Rregulloren-per-Transparenc.pdf)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë