Arratisen dy të burgosur nga Burgu i Lipjanit, ishin të dënuar për këto vepra penale

Dy të burgosur kanë ikur nga Qendra Korrektuese Lipjan sonte rreth orës 17:35.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media, ku kanë njoftuar se të burgosurit janë të mitur dhe dyshohen për veprën penale “grabitje” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Njoftimi i plotë:

Nga Qendra Korrektuese Lipjan arratisen dy të mitur

Prishtinë, 28 tetor 2020 –

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.

R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje.

A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja. Me respekt, Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë