Ngjarje si në filma, ja si iu grabitën rreth 50 mijë euro punëtorit të ETC-së

Dje në mëngjes është grabitur një punëtor i ETC-së në Fushë Kosovë, ndërsa Gazeta Sinjali mëson se shuma e grabitur është 47 mijë e 455 euro.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari ia kishte thyer xhamin e derës së veturës derisa punëtori kishte qenë brenda, duke ia marrë kështu çantën ku ndodheshin këto të holla.

Të njëjtit sinjalizues njoftojnë se i dyshuari është futur në një veturë me targa vendore dhe bashkë me një person tjetër të dyshuar, kanë ikur në drejtim të fshatit Dardhishtë të Obiliqit.

Lidhur me këtë rast, sipas sinjalizuesve policia është në kërkim të personave të dyshuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë