Lladrovci takon ish-ministrin Bytyqi, i bëjnë bashkë idetë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi të bërë në FB ka treguar se është takuar me ish-ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqin.

Ai thotë se me Bytyqin, kanë biseduar jo vetëm për arsimin, por edhe për tema të tjera.

Ky është postimi i Lladrovcit:

Ishte kënaqësi të takoj ish ministrin, Shyqiri Bytyqin, bashkëqytetarin tonë, i cili gjatë mandatit të tij, na pati në vëmendje dhe mirëpriti kërkesat tona për arsimin e komunës së Drenasit.

Me ish ministrin Bytyqi kishim shumë tema për trajtim rreth komunës tonë, jo vetëm për arsimin, por edhe fuqizimin e bizneseve tona, çështjen e tatimeve, subvencionet dhe donacionet, por edhe për çështjet tjera me interes për qytetarët.

Gjithsesi, kuadri i komunës tonë në nivelin qendror, pa dallim, na ka përkrahur si komunë, edhe me iniciativa të reja, këshillime, apo hapjen e perspektivës për projektet e reja.

Respekt z. Bytyqi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë