Bordi i ri pezullon përkohësisht konkursin e shpallur në KEK

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a., i kryesuar nga Musa Misini me drejtorët z. Petrit Ibraj, z. Fadil Hoxha dhe znj. Fatime Grajqevci, sot kanë mbajtur mbledhjen e parë zyrtare, me ç’rast janë njoftuar nga u.d. Kryshefi Ekzekutiv z. Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës.

Në këtë takim, Imeri ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të Përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës për nëntë mujorin e këtij viti, sfidat me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani.

Në anën tjetër Musa Misini ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut. Për më tepër, ai ka bërë të ditur se Bordi i Përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë për  qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë