Lladrovci ka pritur në takim Rininë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas

Të rinjtë e Rinisë Demokratike përgëzuan kryetarin Lladrovci për suksesin e arritur me rastin e shpalljes komuna me përformancën më të mirë në Republikën e Kosovës.

Ishte vlerësim i përbashkët që puna e kryetarit Lladrovci në qeverisjen komunale i bën ata të ndihen krenar që janë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari Lladrovci i falënderoi të rinjtë për vizitën dhe se ndihet krenar për zhvillimin e tyre profesional dhe përkrahjen e tyre. Gjithashtu i njoftoi me punët dhe sfidat me të cilat Komuna e Drenasit po ballafaqohet dhe i siguroi se do të kenë përkrahjen e vazhdueshme për rininë e komunës.

Në fund të takimit, Rinia Demokratike i dhuroi Kryetarit Lladrovci një dhuratë simbolike me të cilën shpreh vlerësim për përkushtimin e kryetarit.

Po ashtu, kryetari Lladrovci u dhuroi varëse punë dore të punuara nga gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë