Këmbësoria e Ushtrisë së Kosovës del në terren me armë të gjata, vizitojnë vendin ku ra heroikisht Fehmi Lladrovci

Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar një marshimin kondicional.

Kjo është bërë me qëllim ngritjen e nivelit të përgatitjes fizike, qëndrueshmërisë fizike, familjarizimin e pjesëtarëve me vend betejat dhe në nderim të së kaluarës së lavdishme të vendit tonë.

Gjatë këtij marshimi është realizuar një brifing në kullën e dëshmorëve “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, për t’u njohur me betejën e 22 shtatorit 1998 ku në këtë betejë pas një rezistence të fuqishme bie heroikisht komandanti i brigadës 114 Fehmi Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë