Ridvan Tahiri tregon si e gjetën Egzonen (VIDEO)

Personi që ka shërbyer në gjetjen e shumë qytetarëve të humbur në Kosovë, Ridvan Tahiri, ka treguar se në çfarë gjendje e kanë gjetur Egzona Feratin, për të cilën ishte raportuar së ka humbur një javë më parë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka postuar një video ku ka treguar se Egzona Feratin e kanë gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore, njofton Klan Kosova.

“Falë bashkëpunimit të qytetarëve, arritëm ta gjejmë Egzona Feratin – jo në gjendje shumë të mirë, por të gjallë”.

“Asaj i urojmë shëndet të plotë. Dua ta falënderoj Policinë e Skenderajt që kanë qenë shumë bashkëpunues me neve”.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë