Flasin nga QKUK për gjendjen shëndetësore të 26-vjeçares që u gjet sot

Gjatë ditës së sotme është gjetur e gjallë 26-vjeçarja, Egzona Ferati nga Skenderaj, e cila kishte humbur prej ditësh, mirëpo gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë, por pas terapive të marra, gjendja është më stabile.

Pasi u gjet, Egzona u dërgua në QKUK, ndërsa drejtoresha kujdestare, Dafina Basholli, në Klan Kosova ka treguar se pacientja në fillim ka ardhë e vetëdijshme, por jo komunikative, pasi kishte qëndruar për një kohë të gjatë në këto temperatura të ftohta, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo thotë se pas terapisë së marrë, gjendja e Egzonës është më stabile, pasi i është ngritur temperatura trupore dhe pulsi është rregulluar.

Tutje, Basholli njofton se tani Egzona ka filluar të komunikojë, ndërsa trajtimi i saj do të vazhdojë, pasi po presin edhe analizat laboratorike dhe ekzaminime të tjera.

Ndryshe, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar për gjetjen e saj, në fshatin Gllanasellë.

Ai përmes një postimi ka falënderuar të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë