Egzona u gjet nga Fehmi Karaxha, mjekët e Drenasit tregojnë se si e pranuan atë

 

Asaj i kishte rënë në gjurmë vullnetari Fehmi Karaxha bashkë me axhën e 26 vjeçares, kur i kishin parë një bluzë që vajza e kishte veshur ditën kur u zhduk, njofton Klan Kosova.

”Kur hymë në mal, një qenë nisi të lehte, edhe ne u shpërndamë – tani jemi ndalë tek kjo zonë kurse tjetri komshi ishte më lartë”.

”Unë me axhën e saj qëndronim këtu. Unë e vërejta çikën [Egzona Feratin] i thash mos t’i tregoj axhes së vet po ai veç e kishte parë”, u shpreh ai.

Vajza që u gjet afro 3 kilometra larg shtëpisë së saj, u dërgua menjëherë në emergjencën e Drenasit, ku edhe mori ndihmën e parë.

“Gjendja e pacientes ka qenë mjaft e rëndë, kishte hipotermi. Ka pasur pengesa në frymëmarrje. Pas dhënies së ndihmës, gjendja e saj ka qenë stabile”, tha Fahredin Shala, mjek kujdestar në Emergjencën e Drenasit.

Për shkak të gjendjen shëndetëosre, prej Drenasit ajo u dërgua për në QKUK për të marrë trajtim të mëtutjeshëm.

“Pas terapisë së marrë intensive dhe ngrohjes që i kemi bërë, gjendja e saj u përmirësua. Kemi filluar me ushqyeshmërinë e pacientes dhe tani ka filluar të komunikojë”, thanë në emergjencën e kryeqytetit.

Sipas burimeve të televizionit 26 vjeçarja kishte probleme psiqike dhe po merrte trajtim mjekësor nga neuropsikiatri.

Mirëpo, të afërmit e saj mohojnë këtë , teksa thonë se vajza ka qenë në terapi të një hoxhe.

Egzona Ferati kishte dalë nga shtëpia më 16 tetor, ndërkohë që për dy ditë zhdukja e saj nuk ishte raportuar e as nuk kishte filluar kërkimi për të ngase familjarët kishin menduar se ajo ishte tek ndonjë i afërm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë