Vetura godet një 10 vjeçar

Para 30 minutave një 10 vjeçar është goditur nga vetura në Gllarevë të Klinës.

Lajmin Sinjalin e kanë konfirmuar nga policia në Pejë të cilët kanë thënë se 10 vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor dhe se sipas informacioneve të para nuk ka marrë lëndime të rënda.

“Po, para 30 minutave ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Gllarevë të Klinës, ku një 10 vjeçar është goditur nga një veturë. Gjendja e tij sipas informacioneve të para nuk është e rëndë dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor”, kanë thënë nga policia.

Gjithashtu në përgjigjen e policisë thuhet se ende nuk kanë informacione se si ka ndodhur ky aksident.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë