Hedh drogën dhe tenton të ikë, arrestohet një person në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në rrugën “Shën Flori” në Lipjan, pasi që i njëjti dyshohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, mëson Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se në momentin që i dyshuari i ka vërejtur zyrtarët policorë, ka tentuar të ikë dhe të hedhë në tokë një qese me 4 gramë substancë narkotike.

Sipas sinjalizuesve i njëjti është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë