Lladrovci pret në takim Besnik Kelmendin, asambleist i Landit të Essen-it në Gjermani

Kryetari Lladrovci të premten ka pritur në takim Besnik Kelmendin, kandidat nga CDU-ja e Merkelit i cili ka fituar në zgjedhjet e 13 shtatorit për Asamblenë e Landit të Essen-it në Gjermani.

Me këtë rast kryetari Lladrovci uroi asambleistin Kelmendi për fitoren në zgjedhje duke e cilësuar si një fitore të merituar duke pasur parasysh personalitetin dhe veprën e tij. Fitorja e Besnik Kelmendit është nder për të gjithë, jo vetëm për ne që e njohim por për të gjithë shqiptarët pa dallim bindjeje politike, tha kryetari Lladrovci duke i uruar suksese dhe përfaqësim dinjitoz në Asamblenë e Landit të Essen-it.

Besnik Kelmendi falënderoi kryetarin Lladrovci për pritjen dhe vlerësimin në thirrjen drejtuar diasporës shqiptare në Gjermani që ta votojnë atë.

Besnik Kelmendi jeton në Gjermani prej më shumë se 25 vitesh. Ai është aktivist dhe njëri nga zërat më të dëgjuar në forcën më të madhe politike të Gjermanisë – CDU.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë