Konfiskohen para false në Drenas

Një femër ka raportuar në polici se ka hasur në një kartëmonedhë 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të enjten në orën 10:00 në qendër të Drenasit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar paratë ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë