Drenas: Vazhdon realizimi i projekteve në 55 vendpunishte

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Infrastrukturës Lokale është duke vazhduar punimet në 55 vendpunishte aktive që janë duke u realizuar në vendbanime, projekte këto që janë në shërbim të qytetarëve.

Për të parë nga afër punët në terren, Drejtori i Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva së bashku me stafin e drejtorisë, kanë vizituar projektet që janë duke u implementuar. Gllareva ka thënë se përkundër vonesave të shkaktuara nga gjendja pandemisë globale covid-19, janë duke punuar më kapacitete të plota në terren në mënyrë që të kryhen punimet sipas planifikimit dhe standardeve të kërkuara.

Projektet të cilat janë duke u realizuar në vendbanime, janë në kuadër të projekteve të planifikuara për t’u realizuara gjatë këtij viti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë