Vjen reagimi i Hajrie Gashit

Zëvendëskryeministrja e parë, Albulena Balaj-Halimi ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrie Gashi për të cilën u tha se babai i saj dyshohet se ka përfituar nga 2 milionë eurot e vjedhura nga thesari i shtetit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këshilltares Gashi, e cila në zgjedhjet e fundit kishte marrë kogja vota në Drenas.

Statusi i plotë i saj;

Duke qenë e vetëdishme për ndjeshmërinë e madhe publike të rastit të vjedhjes së mbi 2 milion Eurove ku sipas raportimeve të medieve është përfshirë prindi im. Une pranoj vendimin e zv. Kryeministres znj Albulena Balaj Halimaj për të më liruar nga detyra!

Jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për mundësinë që më ka dhënë të punoj me te në cilësinë e këshilltares!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë