Rishpallet konkursi për mësimdhënës në Drenas, detajet i gjeni në link

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit ka rishpallur konkursin për mësimdhënës për ShMP “Fehmi Lladrovci” në Drenas dhe për një asistent të fëmijëve për IP “Ardhmëria” në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

Sipas konkursit të rishpallur të mërkurën, për shkollën SHMP “Fehmi Lladrovci” kërkon dy mësimdhënës të Infermierisë ndërsa për në IP “Ardhmëri” kërkohet një asistent i fëmijëve me nevoja të veçanta, derisa të kthehet punëtorja prej pushimit mjekësor, lehonisë.

Për të gjitha vendet e punës kërkohet përgatitje adekuate.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Në konkurs janë të gjitha specifikat:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë