Muhamet Gashi《Hero i Kosovës》, bashkëfshatarët e kujtojnë përherë

Muhamet (Asllan) Gashit – Meti, i është ndarë çmimi Hero i Kosovës – Dëshmori i Kombit.

Bashkëfshatari i tij, që është edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit, Petrit Gashi ka thënë se Meti ishte njëri nder luftëtarët me trima që ka njohur ndonjëherë.

Statusti i Gashit:

MUHAMET GASHI – EMBLEME E LIRISË SË KOSOVËS

Dje ju nda çmimi Hero i Kosovës Dëshmori i Kombit Muhamet Asllan Gashi – Meti i cili ishte njeri nder pishtarët e Lirisë që shndriti për të ardhmen tonë e për shtetin e lirë. Muhametin e kam pasur tezak por edhe bashkëfshatar, dhe ishte njëri nder luftëtarët me trima që kam njohur ndonjëherë.

Llapushniku ka pasur burra trima që ja ka fal histerisë 100 vjeçare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptarë në shërbim të çlirimit dhe bashkimit. Jam krenar me punën dhe veprën e Muhmet Gashit.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

I përjetshëm kujtimi për çlirimtarin Muhamet Gashi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë