Lladrovci priti në takim drejtorë të drejtorive komunale për Kulturë, Rini e Sport

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Shqipe Zogu, kanë pritur në takim drejtorë të drejtorive komunale për Kulturë, Rini e Sport të komunës së Prishtinës, Mitrovicës, Vushtrrisë, Obiliqit dhe Klinës.

Më këtë rast, kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit që kanë gjetur kohën të vizitojnë Komunën e Drenasit për të shkëmbyer përvoja dhe eksperienca në sektorët e kulturës, rinisë e sportit.

Ndërsa drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Drenasit, Shqipe Zogu, fillimisht ka falënderuar homologët/homologet e saj për vizitën dhe ka njoftuar për të arriturat dhe sfidat në sektorin e kulturës, rinisë e sportit në Komunën e Drenasit dhe ka shfaqur interesimin për bashkëpunim ndërkomunal me drejtoritë e komunave prezente në këtë takim.

Në këtë takim ku merrnin pjesë Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha, drejtori i DKRS-së në Komunën e Mitrovicës, Tafil Peci, drejtoresha e DKRS-së në Komunën e Vushtrrisë, Fatmire Cecelia, drejtoresha e DKRS-së në Komunën e Obiliqit, Ilire Kelmendi-Shema dhe drejtori i DKRS-së në Komunën e Klinës, Skender Merturi, u dakorduan për bashkëpunim në shfaqje teatrale, turnire sportive dhe aktivitet të tjera ne sektorin e kulturës, rinisë e sportit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë