Dy aksidente trafiku në Komoran

Kanë ndodhur dy aksidente trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Komoran, ndërsa si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Sot rreth orës 19:00 janë raportuar dy aksidente trafiku, teksa në të dy aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy automjete.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku thonë se si pasojë janë lënduar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore për trajtim të mëtejm të rasteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë