Nisma në Drenas distancohet nga afera 2 milionëshe, ja çfarë thotë për të apostrofuarit në rast

Kryesia e Degës së “Nisma Socialdemokrate” në Drenas, distancohet dhe dënon çdo akt kriminal të vjedhjes dhe dëmtimit të buxhetit të Kosovës.

“Gjithashtu do të jemi të pa kompromis në luftën kundër cilitdo akt kriminal të kësaj natyre pa marr parasysh a është votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike. Për hir të opinionit ju informojmë se personat e apostrofuar në aferën e vjedhjes së 2 milionë eurove nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e strukturave tona organizative si në nivelin lokal ashtu edhe në nivel të Degës” thuhet në komunikatën për media të nënshkruar nga kryetari i degës së kësaj partie, Shumzim Bujupi.

Ai thotë se tendencat për të njollosur partinë tonë politike dhe degën e Nisma Socialdemokrate në Drenas, përmes veprimeve kriminale të individëve e konsiderojmë veprim të papërgjegjshëm i cili nuk e ka për qëllim luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik.

“Edhe njëherë u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur ti vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar”, ka thënë Bujupi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë