Të infektuarit e sotëm me COVID-19 janë nga këto katër fshatra të Drenasit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 124 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve, katër raste janë nga Komuna e Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Me nga një rast janë fshatrat Korroticë e Epërme, Tërstenik, Çikatovë e Re dhe Çikatovë e Vjetër./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë