Njoftim për fazën e dytë të aplikimit për përfitimin e izolimit termik të shtëpive për familjet në nevojë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se është hapur faza e dytë e aplikimit për të përfituar izolimin termik për familjet në nevojë. Në fazën e parë, nga Komuna e Drenasit kanë qenë përfitues 8 ekonomi familjare në nevojë, të përzgjedhur nga stafi kompetent i Fondit të Mijëvjeçarit, si financues kryesor i këtij projekti.

Për të aplikuar në këtë projekt në kuadër të SEEK të Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës, ju njoftojmë se afati për aplikim është nga data 21.10.2020 deri më datën 27.10.2020.

Projekti SEEK ka hapur mundësi të reja për identifikimin e përfituesve të mundshëm. Vetë identifikimi nuk përbën aplikim zyrtar për grante të projektit SEEK dhe as nuk garanton ndonjë të drejtë në bazë të projektit.

Qëllimi i dorëzimit të Formularit të Aplikimit për Identifikimin e Familjeve është identifikimi i familjeve potencialisht të interesuara për të marr pjesë në projektin SEEK.

Forma e aplikimit është e thjeshtë dhe mund të aplikoni si në vijim;
Aplikimi kryhet duke klikuar ne linkun e mëposhtëm në gjuhën shqipe dhe për hyrje e përdorni passwordin 321

Protected: Formulari i Aplikimit për Identifikimin e Amvisërive

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë