Al Trade shënoi 21-të vjetorin e themelimit

Për nder të përvjetorit të 21-të, tashmë tradicionalisht edhe këtë vit, por për shkak të situatës pandemike COVID-19, u organizua një ngjarje simbolike, në nderim të stafit dhe bashkëpunëtorëve.

Kjo ngjarje u madhështua me ndarjen e çmimit të artë ’’Al Trade’’, ku në këtë 21 vjetor, në shenjë mirënjohje dhe nderimi për kontributëdhënje ndër vite për Artin Kombëtar, i’a dedikoj ’’Treshi Përsheshi’’, Sevdai Radogoshi – Qumili , Rasim Thaçi- Cima dhe legjendës Ibrahim Krajkova – Leci.

Al Trade me 21 tetor hapi dyert edhe për vizitor, ku shumë nejrëz patën mundësi të shohin nga afër edhe punën që bëhet nga stafi i kësaj Kompanie. Me shumë kënaqësi pritem në vizitë edhe një grup të nxënësve të Gjimnazit ” Hivzi Sulejmani” në Fushë – Kosovë në krye me drejtorin Amir Pllana dhe mësimdhënësin Prof. Vlora Bekteshi , si dhe nxënës dhe mësimdhënës nga Institucioni parashkollor Linda.
Patjetër që Al Trade është falënderues edhe ndaj të gjithë punonjësve të saj, që ishin pjesë e saj dhe atyre që janë, që për këto vite dhanë kontributin e tyre në ngritjen dhe zhvillimin e kësaj Kompanie, që po rrugëtojnë së bashku drejt sukseseve të reja.
Falënderim i veçant edhe për bashkëpunëtoret tanë, që çdoher hasim në mirëkuptim në zhvillimin dhe avancimin e projekteve tona.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë