Shpallen 8 vende të lira të punës në Drenas, paga deri në 543 euro

Caritas Kosova, për realizimin e projektit “Përkujdesja shëndetësore shtëpiake dhe ambulantore”, në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes Komunës së Drenasit dhe Caritas Kosova, e cila parashikon mundësinë e ndryshimit të përbërjes së stafit, për shkak të nevojave specifike dhe mundësive buxhetore, shtohet stafi mjekësor, shpall vende të reja të punës për pranimin e punëtorëve me kontrata për kohë të caktuar për dy muaj (nëntor dhe dhjetor 20200), për pozitat:

Mjek i përgjithshëm, 4 pozita, paga mujore 543 euro bruto dhe infermier, 4 pozita , paga mujore 377 euro bruto, transmeton DrenicaOnline.

Shpallja mbetet e hapur shtatë ditë nga dita e publikimit (publikimi 16 tetor).

Detajet e shpalljes i gjeni më poshtë:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë