Këto janë dy mësimdhënëset e reja të përzgjedhura me konkursin e fundit në Drenas

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit ka nxjerr vendim për pranimin e dy punëtorëve të rinj, respektivisht një edukatore dhe një mësimdhënëse.

Vendimi është marrë pas shpalljes së konkursit për një edukatore në IP “Ardhmëria” në Drenas dhe një mësimdhënës në SHFMU “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” në Arllat, transmeton DrenicaOnline.

Jehona Avdyli është përzgjedhur edukatore në IP “Ardhmëria” ndërsa Mirjeta Aliu është emëruar si mësimdhënëse për arsim fillor, me kohë të pacaktuar në SHFMU “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” në Arllat.

Punëtoret e përzgjedhura do ta fillojnë punën me 27 tetor të këtij viti.

Ndërkohë afati i ankesës është caktuar tetë ditë pas shpalljes së këtij vendimi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë